Tmerr! 10 vjeçari gjendet i vdekur brenda një valixhe në koshin e plehrave. Dyshohet se nëna e tij

Një ngjarje e pa rrëfyeshme ka shkundur Francën. Një fëmijë 10-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një valixheje dhe i hedhur në një kosh plehrash.

Policia franceze dyshon (por deri tani nuk ka asnjë provë) se e dyshuara kryesore për këtë ngjarje është nëna e 10-vjeçarit.

Pas kontrollit që u bë brenda shtëpisë ku jetonin janë gjetur gjurmë gjaku. Sakaq denoncimin në polici për zhdukjen e 10-vjeçarit është bërë nga bashkëshorti i 33-vjeçares.

Pas disa orësh kërkime autoritetet gjetën një valixhe ku ishte edhe fëmija i vdekur, cili kishte plagë të shumta që dyshohet se janë bërë me thikë.

Megjithatë pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Ndërkohë 33-vjeçarja e cila ishte larguar nga banesa pa asnjë njoftim dhe pa marrë sendet e saj personale është arrestuar nga policia dhe ndodhet në ambientet e paraburgimit.

Një rast që të lë pa fjalë. Janë të rralla rastet kur nënat u marrin jetën fëmijëve të tyre, sepse nëna të sjell në jetë, por ky rast është vërtet i pa precedent.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...