‘Rrëmbehet një avion në Rinas, ndërhyjnë forcat RENEA…Në terren edhe Gledis Nano! (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ndoqi nga afër, në Rinas, stërvitjen e Forcave Speciale RENEA, për rastet e pengmarrjes së avionëve.

Synimi i stërvitjes ishte kontrolli dhe rritja e kapaciteteve të forcave speciale, për zgjidhjen e situatave reale të ngjashme, nisur nga ngjarjet e ndodhura në aeroportin e Rinasit, siç janë dy rastet e grabitjes së vlerave monetare në këtë aeroport, ku është cenuar siguria e aeroportit dhe situata nga grabitje, mund të kishte kaluar në pengmarrje.

Drejtori i Përgjithshëm, gjatë bisedës me stafet drejtuese të FLO-së, Policisë Kufitare, Antiterrorit dhe TIA-s, ka theksuar rëndësinë e madhe që ka kjo stërvitje dhe bashkëpunimi ndërmjet këtyre strukturave, me qëllim rritjen e sigurisë së udhëtarëve dhe të transportit të vlerave monetare.

Në fund të stërvitjes, Drejtor Nano ka falënderuar efektivët dhe drejtuesit e Repartit Special RENEA, për përgatitjen e lartë fizike dhe profesionale që treguan gjatë demonstrimit të një rasti të improvizuar të pengmarrjes.

“Stërvitja që ju zhvilluat është e një rëndësie të veçantë, sepse Policia duhet të jetë profesionalisht e aftë për t’iu përgjigjur krimit, në çfarëdolloj forme që ai shfaqet”, tha Nano.

Përfaqësuesit e TIA-s kanë falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm, për miratimin e kësaj stërvitjeje dhe kanë vlerësuar përgatitjen profesionale të punonjësve të Repartit Special RENEA.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME