Përdorimi i gazit lotsjellës në 8 janar, Komisioni i Rithemelimit padit në Prokurori S…

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka paditur në Prokurori Sokol Bizhgën, kreun e Forcave Operacionale në polici. Bizhga është paditur për shpërdorim detyre, për përdorimin e gazit lotsjellës gjatë protestës së 8 janarit në Selinë Blu.

Sipas grupit të ish-kryeminsitrit Sali Berisha, me sasinë gazit lotsjellës të hedhur gjatë protestës, policia rrezikoi shëndetin e protestuesve.

Prej sasisë së konsiderueshme të gazit lotsjellës që u hodh, një numër i madh protestuesish u panë duke u shpërndarë nëpër Lanë në përpjekje për të marrë veten. Godina e PD-së dhe të gjitha hyrjet e saj u rrethuan nga policia pas thirrjes që Lulzim Basha i bëri për të ndërhyrë.

Komisioni i Rithemelimit ka paditur në SPAK edhe deputetin demokrat Kreshnik Çollaku. Padia në SPAK është depozituar për deklaratat e Çollakut në kryesinë e PD, pas protestës së 8 janarit. Komisioni i Rithemelimit e padit Çollakun për shpifje pasi “foli për influenca ruse në protestë.”

Më herët gjatë ditës, grupi i Berishës ka paditur në SPAK, Spartak Brahon për shkak të një deklaratë të bërë prej tij pak para protestës së 8 janarit në oborrin e PD-së.

Para protestës së 8 janarit, ish-deputeti, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm, madje, sipas tij, do të përfundonte edhe me viktima, duke përmendur një deputet me inicialet E.A.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...