“Nuk e vrava unë Xhuljano Bullarin, e kisha shok”/ Nëna e të ndjerit harron që ka kamera në emision, ja çfarë ndodh…

Ditën e sotme në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 u rrëfye në lidhje telefonike nga ambientet e qelisë, Bledar Selmanaj, i dyshuari për vr asjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari më 21 gusht të vitit të kaluar

Gjatë intervistës 39-vjeçari Selmanaj u shpreh se e kishte shok Xhuljanon dhe se nuk e kishte vrarë. ai rrëfeu se Xhuljano i kërkoi ta shoqëronte në Vlorë dhe se aty e priste një shok i tij.

Nga ana tjetër ai rrëfeu se në emër të tij dikush tjetër është prononcuar nga burgu dhe se është paguar një shumë e madhe për eliminimin e tij. Bledar Selmanaj nuk ngurroi t’i shprehte publikisht edhe ngushëllimet familjes së Xhuljanos, duke iu premtuar se nëse drejtësia nuk do të veprojë, do të bënte vetëgjyqësi.

Pas publikimit të emisionit në rrjetin zyrtar të tij, i menjëhershëm ka qenë reagimi i nënës së viktimës, e cila është shprehur drejtpërdrejtë me akuzën. Ajo ka kërkuar që Selmanaj të marrë të njëjtin dënim si i biri, teksa i ka kujtuar se janë kamerat e rrugës që tregojnë gjithçka ka ndodhur kur iu vra i biri.

“Të mos mbahen me bukë këto skizofrenë. Vriteni plehrën, se më vrau tim bir pa asnjë shkak të vogël. A ka shtet këtu apo jo. Më zien gjaku kur e dëgjoj atë plehrë që trillon për interesat e veta.

Jam e gatshme ta mbys me duart e mia. Po ai nuk i ka bërë mirë llogaritë, se çfarë ka folur herën e parë dhe se ç’po flet tani.

Harron që kamerat e rrugës e çojnë deri te vendi që vrau tim bir. Po nëse ka shtet dhe njerëz që e dinë ç’është dhimbja dhe se sa nëna do të bëjë të vuajnë si unë mbi gja kun e tim biri se ai është injorant duhet të marrë të njëjtin dënim që i dha tim biri”, shkruan nëna e vi ktimës.

TE TJERA

spot_img