Kush duhet të hedhë më shumë lekë në dasmë: familja e dhëndrit apo e nuses? Shqiptarët flasin

Tradita shqiptare kërkon nga dasmorët të hedhin lekë në dasmë, si shenjë kontributi për jetën e re që çifti nis. Por kush duhet të hedhë më shumë lekë në dasmë, familja e nuses apo e dhëndrit?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora. Me sa duket shqiptarët duan që familja e dhëndrit të hedhë më shumë para në dasmë, sepse sipas tyre familja ka dhënë vajzën dhe kjo mjafton.

Ndërsa të tjerë thanë se kjo çështje varet nga mundësia financiare e familjeve, ai që ka më shumë të hedhë më shumë para. Përgjigjet e qytetarëve:

“Ai që hedh më shumë të do më shumë.” “Të gjithë të hedhin lekë, të hedhin sa të kenë, që të bëhet dasma mirë.” “Familja e dhëndrit duhet të hedhë sepse ata marrin, familja e vajzës jep.”

“Familja e vajzës mos blejë asgjë, të vijnë të shijojnë dasmën.” “Familja e djalit duhet të hedhë më shumë.” “Ne shqiptarët e kemi traditë të hedhim lekë, gjynah me hedh lekun me e shkel në këmbë, me mirë t’i vendosësh në zarf”.

“Varet nga kapitali që kanë, ai që ka më shumë bën sevap, hedh më shumë. Do ta ndihmosh krushkun do bësh më tepër.” “E keqja është se lekët që i hedhin i merr orkestra dhe dj.”

“Unë kam hedhur 6 milionë lekë te motra ime. Ditën tjetër u mërzita pak.” “Asnjëri mos hedhë, s’po kemi lekë për bukë.” “Kush të ketë më shumë le të hedhë. Varet nga xhepi.”

“Lekë duhet të hedhë dhëndri sepse ai do rrijë ngrohtë me gruan e vetë.” “Lekë duhet të hedhin të gjithë, sepse dhëndri ka bërë gjithë ato harxhe, shpenzime.”

“Të hedhin ata të gruas, sepse ata kanë më shumë lekë, të gruas time i shikoja nga duart sepse ata prisnin nga njerëzit e mi që të hidhnin. Hedhja e lekëve traditë që i ka shumë lezet shqiptarit.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...