Arjola: Une dua Ilirin më shumë se ai vjen më puth në mëngjes kurse Donaldi jo

Iliri-Monika, Iliri-Arjola, Donald-Iliri, marrëdhëniet më të përfolura në shtëpi. Sonte janë përplasur shumë me njëri tjetrin. Ironitë kanë qenë të shumta dhe në klip në Prime sonte janë publikuar deklarata të ndryshme.

“Tani u kujtuan se është e moshuar, këtu jemi të gjithë të barabartë. Më tha nuk je burrë dhe i thashë që meriton një reagim të rëndë”, dëgjohet të thotë Iliri mes të tjerash.

 

Monika, e befasuar shumë nga sjellja e Ilirit, shprehet: “Me mua ka folur shumë, edhe më shumë se me Sabianin. Ai nuk ka pasur asnjë arsye të distancohet me mua”.

 

Arbana më pas nga studio ia dha fjalën Ilirit, që nisi të japë versionin e tij. “Kemi hapur ambasadat. Ka ardhur e gjitha gradualisht. Kur Monika, po e them shkurt, kur është cilësuar si ushtar servil, sigurisht i ka peshuar.

 

Pastaj erdhi momenti i marrëdhënies së Arjolës me Ilirin, Monikën dhe Donaldin. Arjola u shpreh se “Une dua Ilirin më shumë se ai vjen më puth në mëngjes kurse Donaldi nuk më puth në mëngjes”.

 

Emisioni më i ndjekur në Shqipëri ka hyrë në fazën e fundit dhe çdo mjet justifikon qëllimin me sa duket. Fitoftë më i miri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME