“Turp të kesh”, ky postim i Agron Llakaj po merr shumë kritika dhe komente të rënda: Humbe shumë pikë (foto)

Aktori e komediani i njohur Agron Llakaj, që është shumë aktiv në rrjetet sociale, ka publikuar foton e një shofereje autobuzi.

Nuk dihet as nëse fotoja është shkrepur në Tiranë, ç’është e vërteta, por Llakaj ka tërhequr vëmendjen me shënimin e tij sipër fotografisë, që është postuar me synimin për të shkaktuar të qeshura:

“Kur shoh një grua që nget një autobus, jam i lumtur për evolucionin e shoqërisë në aspektin e barazisë gjinore,… dhe pastaj pres autobusin tjetër për t’ia hipur”.

Kjo qasje e burrave në makinë është reflektuar edhe në komentet që të tjerët kanë bërë poshtë shënimit të Llakajt. Ata e kanë “masakruar” me reagime negative, por ka dhe nga ata që e kanë pritur me të qeshur.

Ndërkohë kujtojmë se kryeministri Edi Rama i bëri një dhuratë të veçantë presidentit turk, Rexhep Taip Erdoganit gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Një vepër artistike, që sikurse tha Rama e ka bërë me duart e veta.

Pikërisht këtë sekuencë që e bëri publike dje kryeministri Rama e ka ironizuar aktori i njohur i humorit shqiptar, Agron Llakaj.

Ai ka publikuar momentin kur Rama i jep dhuratën Erdoganit dhe e ka dubluar me një sekuencë nga filmi ‘Zonja nga Qyeti’, pikërisht momenti kur aktori që luan rolin e Koçit i tregon Ollgës punët e veta. “DUBLIM/ Dhurata e çmuar nga Rama per Erdogan…”, shkruan Llakaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...