Sabiani flet për marrëdhënien me dy gratë e tij: Do jem shërbëtori i tyre gjithë jetën

Mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Sabiani. Ai ka rrëfyer eksperiencën e tij në Big Brother VIP, marrëdhënien e ngushtë me Ilirin si dhe paksa për jetën e tij personale.

Sabiani ka treguar se kalon shumë kohë me fëmijët e tij, por është mërzitur paksa për djalin sepse nuk i fliste në momentin që doli nga shtëpia.

Më tej ai është pyetur nga moderatoret për marrëdhëniet me nënat e fëmijëve të tij, ku ka treguar se ka një raport të shkëlqyer dhe i vlerëson për faktin se nëse s’do të ishin ato s’do të kishte Kejsin dhe Enesin.

“Do të jem shërbëtori i tyre gjithë jetën”- është shprehur Sabiani duke folur me superlativa për to e duke nënkuptuar se ruan një marrëdhënie të mirë edhe me ish bashkëshorten e tij, nënën e Kejsit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...