Ndjekësi e shan, Kejvina Kthella e demaskon dhe lajmëron dasmën me sheikun

Qëndrimi i Kejvina Kthellës në Dubai me mikeshat e saj, Arta Nitaj dhe Arta Elezaj u vendos menjëherë në qendër të vëmendjes. Vajzat posuan mjaft foto të nxehta, por Kejvinën e mori malli sërish dhe ndau një tjetër pozë nga Dubai.

“Në Dubai pra”, shkroi bukuroshja. Fotoja u ripostua nga Arta Elezaj me përgjigjen “Aty pra aty”. Por në një ‘screenshot’ të postuar nga Kthella, një ndjekës ka ofenduar dy vajzat me fjalë të rënda. Kejvina i ka kthyer me të qeshur, e më pas ai ka vijuar me komplimente ndaj saj.

“Je kukull, po gjestet që bën s’të kanë hije”, i ka shkruar ndjekësi. Kejvina e ka postuar bisedën në InstaStory me shkrimin “Edhe më e bukura është se kur u përgjigja unë e fshiu atë mesazhin që kishte shkruar më lart (po unë jam e shkathët, bëj screenshot direkt), halle halle kjo dynja”.

Bukuroshja ka vazhduar me postime të tjera drejtuar ndjekësve: “Mos shani më se nuk ju publikoj ju të tjerëve”. Po ashtu ajo ka shfaqur edhe dashuri e më pas ftesë ekskluzive për dashamirësit.

“Ndërsa ju që më doni, më komplimentoni, më jepni pozitivitet, edhe shumë dashuri, ju dua, ju dua. Do ju ftoj në dasmë kur të martohem me sheikun”, ka bërë humor Kejvina.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...