Ministrja Kushi jep njoftimin e rendesishem për të gjithë nxënësit: Lajmi i mire eshte qe…

Ministrja e Arsimit Evis Kushi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave tha se mbyllja e shkollave nuk ka ardhur vetëm për shkak të mungesës së ngrohjes.

Ajo tha se mbyllja e shkollave për 3 ditë ishte e detyrueshme dhe e këshillueshme nga ekspertët. Nesër të gjithë nxënësit do të rikthehen në shkolla, pasi sipas ministres sinoptikanët kanë parashikuar kushte më të favorshme të motit.

“Lajmi i mirë është që nesër të gjithë nxënësit do të rikthehen në shkolla, moti parashikohet të jetë më i favorshëm. Temperaturat nuk ishin të zakonshme. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Edhe Greqia i mbylli shkollat të hënën.

Edhe Turqia ka bërë të njëjtën gjë dhe shumë shtete të tjera. Arsyeja nuk ka qenë vetëm ngrohja në shkolla, por ne duhet të kujdesemi dhe kemi përgjegjësi për nxënësit që në momentin kur dalin nga shtëpia nëse ka ngricave në rrugë duhet të marri masat”, u shpreh ministrja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...