Debati në sallën e Kuvendit me rikthimin Sali Berishës dhe përkrahësve të tij në seancë plenare ka ashpërsuar tonet mes palëve.
Por ajo që ra në sy sot ishin akuzat e ashpra të Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës, të cilin ka aluduar se po bashkëpunon me Kryeministrin Edi Rama.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha në qëndrimet e tij të ashpra e ka quajtur Berishën si “tub oksigjeni” për regjimin e Edi Ramës.
Gjatë seancës së sotme, teksa Berisha është ulur në fund të sallës me përkrahësit e tij, Flamur Noka dhe Albana Vokshi ka rënë në sy një detaj mjaft interesant.
Paparazet e pranishëm në Kuvend kanë fotografuar celularin e Flamur Nokës, ku mes mesazheve bie në sy komunikimi me njerëzit më të aftër të Edi Ramës.
Në rubrikën e mesazheve bie në sy komunikimi i Flamur Nokës me ministrin e besuar të Edi Ramës, me Ulsi Manjën! Po ashtu dhe emojit me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla etj.