Kemi “dasmë”, Meta pranon propozimin e Monikës dhe i kthen përgjigje (foto)

Presidenti Ilir Meta ka pranuar “propozimin” e bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi për një sfidë kërcimi. Ai ka rishpërndarë storyn e saj në Instragram

duke e shoqëruar edhe me emojit me dy gishta, që duket edhe si një mesazh politik për paralajmërimin e tij për t’u rikthyer në krye të LSI.

Më herët Kryemadhi shpërndau videon ku shfaqet një çifti i sapomartuar që kërcejnë, dhe etiketoi të shoqin. Pak muaj më parë,

Kryemadhi deklaroi se presidenti Ilir Meta do të rikthehet sërish në LSI, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se është gati për të garuar në zgjedhje pas përfundimit të mandatit në krye të shtetit, në korrik të këtij viti.

Pyetjes së gazetarëve se çfarë do të pas mbylljes së mandatit si Presidenti, Meta tha se do të ishte këtu për disa dekada. “Mos kini merak fare! Do të më kini këtu për 30, 40 dhe 50 vite”, tha ai.

Presidenti u shpreh se nuk ka frikë nga populli dhe se mund të dalë lirshëm në rrugë, ndryshe nga ata që ai tha se vidhnin taksat e qytetarëve të Shqipërisë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img