“Kam mësuar vëllain tim si të bëjë s*ks”, Einxheli çmend rrjetin

Einxhel Shkira ka surprizuar me një deklaratë të fundit që ka bërë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

E sigurt që fjalitë e saj do të bëhen virale në rrjetet sociale.

Ndryshe nga shumë vajza të tjera në vendin tonë, ajo nuk e ka patur problem të shprehet se ka biseduar me vëllain e saj, Aloisin, për tema delikate, si për shembull seksi.

“Me Aloisin nuk jam sjell vetëm si motër e madhe, por edhe si një vëlla i madh”, është shprehur Einxhel, e cila pritet të jetë finaliste në këtë edicion të Big Brother.

“Aloisi ka ndarë me mua gjëra që s’mund t’i ndante me të shokët e tij. Shkolla këtu nuk i mëson disa gjëra. Kam qenë unë ajo që e kam këshilluar për masat mbrojtëse testimet edhe këto gjëra”, ka thënë Einxhel.

Me pak fjalë, moderatorja e njohur e shoubizit shqiptar ka mësuar vëllain se si të mbrohet para se të kryejë marrëdhënie seksuale, duke qenë se ai është më i vogël se ajo.

Emancipim në kohët moderne, nuk është keq si togfjalësh. Ndoshta fjalitë e saj do të nxisin vëllezërit dhe motrat shqiptare të flasin më shumë për këtë temë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...