“Jam si Madonna”, moderatorja shqiptare ‘habit’: Nuk e kam problem burrin 30 vite më të ri…

Fjodora Fjora është një ndër gazetaret më të njohura të kulturës në Shqipëri.

Ajo di gjithmonë të tërheqë vëmendjen në mënyrën e duhur në çfarëdolloj daljeje publike, duke u pëlqyer nga publiku për klasin e saj, imazhin gjithmonë të kuruar dhe veshjen e goditur për çdo rast e event.

Së fundmi, e ftuar në një intervistë, moderatorja shqiptare ka folur lidhur me martesat me persona me diferencë të madhe në moshë, qoftë kur është vajza apo djali në moshë më të madhe.

Fjodora Fjora ka bërë një deklaratë duke thënë se nuk do ta kishte aspak problem nëse burri i saj do të ishte edhe 30 vite më i ri, duke e krahasuar veten me yllin ndërkombtar të popit, Madonnën.

“Jam si Madonna, nuk do e kisha problem një burrë 30 vite më të ri, por ky burrë duhet të vijë nga Amerika si burri i Madonnas”, u shpreh Fjordora duke theksuar që është shaka.

Moderatorja është komentuar shumë edhe për spontanitetin dhe marrëdhënien me djalin e saj, Alteon.

Gjatë një interviste, i vogli e kishte pyetur pse nuk i bën motër ose vëlla duke menduar se ajo nuk mund të bëjë fëmijë. Në fakt, kjo pyetje nuk e kishte vënë aspak në siklet Fjodorën, e cila i kishte treguar të birit se në fakt ai ishte fëmija që ajo kishte dashur gjithmonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...