E mbani mend Tefta Radin? Ikona e RTSH-së tregon çfarë e “detyroi” të ikë nga Shqipëria

Tefta Radi ishte para disa dekadash një ikonë e ekranit të TVSH-së.

Rastësia e një kolegu për të provuar zërin e saj e çoi atë drejt kësaj rruge të gjatë dhe të mbushur me aventura.Dëshira e saj dhe e prindërve ishte që ajo të bëhej doktoreshë, por kjo nuk u realizua. Gazetaria për të u kthye në një pasion, duke mos e ndarë kurrë gazetarinë e terrenit nga gazetaria e të qenit folëse në studio.

Dalja në pension në moshën 60 vjeçare, 10 vite më parë ishte ajo që e ndau Teftën nga ekrani. 5 vite më parë, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj Françesk Radit,Tefta Radi në një intervistë ka treguar jetën e saj se u zhvendosur në Melburn të Australisë pak ditë pas humbjes dhe pengun që i ka mbetur Frankos

Tefta tregon se nuk ka një ditë të vetme që nuk e mendon njeriun me të cilin kishte thurur shumë plane. “Jetoj në Australi për të plotësuar edhe një dëshirë të madhe të Frankos për të jetuar në një oaz të gjelbër, larg intrigave dhe dallavereve pa fund si dje dhe sot, larg uriahipëve”, është shprehur Tefta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...