Zbulohet kush është personi i dhomës rrëfimit që po i dënon banorët në shtëpinë BBV

Janë disa rregulla brenda shtëpisë që banorët në Big Brother VIP duhet t’i përmbahen, në rast të kundër ata dënohen.

Ndodh shpesh që mikrofonat harrojnë t’i vendosin, apo ata të komunikojnë me “Vëllain e Madh”, gjë kjo e cila futet po te ato rregulla që nuk duhet thyer, por VIP-at shpeshherë nuk i përmbahen, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Së fundmi ka qenë ish-banorja, Paloma ajo e cila ka zbuluar identitetin e personit të dhomës së rrëfimit që shpesh ndëshkon banorët me xhiro rreth pishinës, apo një numër të caktuar pompash.

Olsi Kolami është personi i cili punon në këtë produksion të Big Brother, saktësisht në ndrrimin e natës te dhoma e rrëfimit, e ku vetëm dy ditë më parë dha dënime për Arjolën, Egzonën dhe Einxhelin, me nga 30 pompa, pasi vazhdimisht tentonin komunikimin me të.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img