“Zbërthehet” Artan Hoxha: ”Donin të më vrisin”, ja çfarë bënte gruaja ime kur nuk më gjente

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka rrëfyer copëza të historisë së tij profesionale.

Hoxha është shprehur se përballë presioneve nuk ndalet. Gjatë një interviste tek “Vila 24’, ai tregoi se kur dikush i bën presion, fillon dhe merret seriozisht me të.

Artan Hoxha tregoi gjatë rrëfimit të tij se pishmani i vetëm gjatë karrierës janë shqetësimet që u ka sjellë familjarëve pasioni dhe puna e tij.

Hoxha zbuloi se ka pasur momente kur e shoqja telefononte edhe policinë kur nuk e dinte se ku ndodhej ai.

“I kam vënë disa herë në vështirësi, ka pasur momente kur bashkëshortja ka njoftuar policinë se nuk e dinte ku ndodhesha unë.

Mirëpo më është dashur të takoj njerëz që kanë qenë shumë të kërkuar, pranoja të shkoja, por s’duhet të kapeshin kur unë isha atje. Të mos isha unë njeriu që do bëja të mundur kapjen e tyre, në të kundërt do humbja besimin tek burimet e mia.

Sot ajo që unë quaj me krenari pasuria e madhe është që qindra njerëz më shkruajnë, kërkojnë ndihmë, kërkojnë informacione”, u shpreh Artan Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...