“U këputa, sa e dëgjova”, Ilir Shaqiri do të bëhet baba për herë të dytë?

Ilir Shaqiri është zgjuar ditën e sotme duke treguar një ëndërr që kishte parë.

Teksa ndodheshin në banjë, balerini i njohur i thotë Beniadës se kishte parë në ëndërr bashkëshorten e tij, e cila i thoshte se mund të jetë shtatzënë.

Modelja e njohur i thotë se sa bukur, pasi kjo është dhurata më e bukur që prindërit mund t’i bëjnë fëmijës, një motër ose vëlla.

Iliri: Pashë një ëndërr Manuelën e më tha kryqëzo gishtat, se nuk po më vijnë, është një shenjë kjo. Beniada: Të ishte jashtë do kishe pyetur dikë se çfarë kuptimi ka. Por me siguri është një gjë e mirë

Iliri: Edhe muhabetet që u bënë, Donaldi që donte një motër. Beniada: Çfarë ke menduar?. Iliri: U këputa, dëgjova sa dëgjova. Beniada: Donaldi tha dua një motër. E ti kishe menduar Emily me një motër o vëlla.

Iliri: Shumë herë harrojmë se jeta është një dhe përqendrohemi shumë te puna, pa parë me vëmendje shumë gjëra të tjera. Hë ta bëj këtë edhe atë

Beniada: Po të mos kisha pasur Albanin, nuk e di si do e kisha qenë. Kur mendoj për të ardhmen mendoj për të, edhe po qëndrova në Shqipëri ta marr këtu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...