QEVERIA MBULON SHPENZIMET PËR KURIMIN E GJYQTARIT TË SHKODRËS, JEP 3 MILION LEKË

Është miratuar këtë të mërkurë nga qeveria vendimi për mbulimin e shpenzimeve për mjekimin e gjyqtarit të Shkodrës Fuat Vjerdha.

Vendimi u mor sot nga Këshilli i Ministrave, ndërsa u bë me dije se shpenzimet do të përballohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe se pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

Njoftimi:

MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. FUAT VJERDHA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Fuat Vjerdha, në masën 3 000 000 (tre milionë) lekë.

Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...