“Nuk besoj te lidhja me Trixën”, Einxhel përplaset me Donaldin: Ti nuk di të …

Einxhel dhe Donald kanë pasur një tjetër debat gjatë puntatës së mbrëmjes së sotme të Big Brother VIP.

Sipas moderatores, krisja e raportit ka ardhur për shkak se Donaldi nuk shpëtoi Dagzin. Einxhel përmendi se është zhgënjyer dy herë nga Donaldi, kur ishin jashtë dhe rasti i dytë ka të bëjë me Dagzin.

Në debat e sipër, Einxhel i thotë Donaldit se nuk beson fare te lidhja e tij me Beatrix. Më tej, Einxhel thotë se Donaldi nuk ka respekt për njerëzit me të cilët bashkëpunon dhe se “nuk di të ndërtojë as marrëdhënie sentimentale dhe shoqërore”.

Pjesë nga debati:

Einxhel: Nuk besoj te lidhja e Donaldit me Trixën.

Donald: Aa tani nuk beson. Ti punon te bashkia e Orikumit. Ti di çdo gjë pastaj fol për çdo gjë.

Einxhel: Atë po e bën ti.

Donald: Siç e përmendi gjithmonë Dagzi Dagzi, unë di t’ia tregoj respektin një shoku. Por me këto veprime që ka bërë Einxheli në këtë fazë loje, sic nuk më ka ardhur mirë me Dagzin në një moment. Shkoni lëpiheni aty me njëri-tjetrin.

Ilir: Ne rrimë dyshe dyshe gjithë ditën me atë që kemi më të afërt.

Einxhel: Ke gjithë këto ditë pse nuk mi ke thënë por i ke lënë për Prime?

Donald: Unë besoj tek Einxheli me Dagzin. Nuk besoj se është aq e ekzagjeruar, u vesh me të zeza.

Einxhel: Ti zure cepat e shtëpisë, u ngujove. Këtu ke dhe frikë të mërzitesh se të bën Donaldi vejushë.

Donald: Më lër të flas o urbanistika e Orikumit. Kam qenë unë që për Sarën i kam thënë Trixës “mos”. Nëse flasim për shokë, kurrë nuk do të lija Trixën të thojë diçka. Unë e kam treguar se çfarë shoqërie kam pasur.

TE TJERA

spot_img