Moti bën kthesën e madhe/ Meterologia Tanja Porja tregon detajet si do të jenë 10 ditët e para të shkurtit

Meterologia Tanja Porja ka parashikuar motin në vendin tonë sot dhe në ditët në vijim.

Sipas Porjas dita e sotme duke nisur nga mesdit, territori shqiptar përcjell motin e acartë dhe temperaturat e ulëta.

Dita e nesërme do të nis me 3 gradë më shumë për tu rritur ende në vazhdim. Deri në fund të janarit do të ketë një rritje graduale të temperaturave. Shkurti vijon në vlerat tipike të muajt shkurt, nuk do të ketë ndonjë anomali.

Por gjatë 10 ditëshit të parë të shkurtit pritet një hyrje afatshkurtër të masave ajrore shumë të ftohta nga rrethi artik ku do të kemi 1 ose 2 ditë me temperatura shumë të ftohta, të ngjashme me këto të ditëve të fundit që kaluam.

Gjithashtu ditët e para të shkurtit prit një sistem shumë i fuqishëm me vranësira, ku do të sjell reshjet aq të munguara në territorin shqiptar.

Shi në zonat e ulëta dhe bregdetare dhe dëborë në zonat malore. Në këto të fundit bëhet fjalë për mbi 30 cm dëborë në ditët e para të muajit të ardhshëm, bën me dije meterologia Tanja Porja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...