Gazetari i njohur zbulon detaje nga sherri banal mes vajzave që degradoi në plagosje me thikë, ja çfarë deklaroi në polici 18-vjeçarja

Një sherr banal mes vajza degradoi deri në plagosjen me thikë të njërës prej tyre në “Qytet Studenti”.

Martina Z. plagosi me thikë Aurora G. pasi sipas saj ajo kishte ndërhyrë në lidhjen që ajo kishte me një djalë,

Shkak i sherrit ishte një djalë, i cili fillimisht ishte lidhur me njërën dhe më pas me tjetrën, sipas informacioneve.

“Në polici ajo ka deklaruar se ishte konflikt për shkak të një marrëdhënie intime. Nga një histori dashurie ka degraduar në plagosje, ato janë të njohura, sipas uniformave blu”, tha gazetari Arsen Rusta në lidhje live në emisionin Shqipëria Live.

18-vjeçarja qëlloi me thikë 20-vjeçaren dhe më pas është larguar, duke mos telefonuar as ambulancën. Njëra prej tyre jeton vetëm, kurse tjetra jeton me familjarë, të cilët kanë thënë se nuk kishin dijeni.

Në lidhje me pyetjen se sa merren me seriozitet këto raste, Rusta tha se ka shumë përfshirje dhe raste, aq sa tashmë është cilësuar si “Krimi i rrugës”.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img