Shpërthen në lot aktorja e madhe Tinka Kurti: T’i vijë keq atij burri që më la me…

Aktorja e njohur Tinka Kurti u shfaq e emocionuar në promovimin e librit “Ditari i një bashkëshorti”,

ku vjen ditari i bashkëshortit të saj Palokë Kurti, në një libër të Anila Memës, që sjell rrëfime, shënime dhe imazhe nga rolet e Tinkës ndër vite.

“Ishte e zorshme të merreshe me art. Do kishe shumë llafe pas. Filja ishte jeta ime, ai rol ishte shumë”, tha e madhja Tinka Kurti.

Teksa kujtoi bashkëshortin e saj, i vetmi çast kur aktorja “Nder i Kombit” përlotet, është kur kujton të birin, të ikur herët. Me forcën e dhimbjen e nënës, me sytë e kristaltë ajo rikujton fjalën e fundme që i tha të birit, pa mundur ta marrë më vete .

“Janë emocione të jashtëzakonshme të jetës sime. Im shoq iku herët. E kam thënë gjithmonë, duhet t’i vijë keq atij burrit tem, që më ka lënë me një djalë, (përlotet) por unë pata fatin e keq me humb edhe djalin. Ai iku më i ri…

Janë çaste të jashtëzakonshme të jetës sime, sa kam qenë shumë trimneshë edhe me dhimbjen e djalit. I jam afruar tim biri, në arkëmort dhe i kam thënë: biri im, shpirti i nanës, nuk të marr dot se nuk më vjen dot, por më kanë ndihmuar njerëzit, më ka ndihmuar Shqipëria”, tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...

Kuvendi i Burrave mblidhet para kishës: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë në Theth

Kuvendi i Burrave të Shalës kërkon ndaljen e prishjeve...

Bajraktari i Shalës, reagon ashpër ndaj Fatmir Metës dhe sjelljes së shtetit

Reagimet pas ngjarjes së rëndë në Theth nuk kanë...