Rudina Dembacaj shkon e sheh letrat tarot, habitet kur sheh se çfarë do i ndodhë kur të jetë 42 vjeçe

Moderatorja Rudina Dembacaj i ka bërë të gjithë ndjekësit kuriozë duke i thënë se do i tregojë një sekret. Ditën e djeshme,

tregoi se kishte parë letra Tarot dhe i kishin thënë se në moshën 42-vjeçare do të marrë një propozim tjetër për martesë.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Mark Frrokut, me të cilin ka krijuar histori dashurie pas divorcit me Aleksandër Varfaj.

“Po ju them sekretin e famshëm dhe pse jam në sheshxhirim. Para disa ditësh, shkova dhe pashë letra tarot, mes të tjerave më tha, kur të shkosh 42 vjece, do të marrësh një propozim tjetër për martesë.

Tani e di që shumë prej jush nuk do surprizohen, por Markut nuk i erdhi mirë. Të gjithë të tjerët kanë qeshur. Tani i them Markut, sillu mirë me mua, se 8 vjet ikin shpejt.

Më bëj ndonjë dhuratë të bukur për Shën Valentin se 8 vjet do kesh me mua, pra mos u kurse se nuk ja vlen. ‘Haha, jeta ime’, kaq tha”, tregon Rudina.

Një ditë më parë, gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram, Rudina Dembacaj tregoi se pjesa më e madhe supozonin se sekreti që do të zbulonte lidhej me shtatzëninë, por mohoi një gjë të tillë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...