Përfundon në spital këngëtarja e njohur shqiptare (foto)

Loredana së fundmi ka postuar një foto nga spitali duke merakosur ndjekësit e saj. Në foton që reperja ka publikuar në Instastory shihet me vigon në krah duke marrë një serum.

Ajo nuk ka shkruar asgjë krah fotos duke mos zbuluar se çfarë i ka ndodhur.

Pas kësaj fotoja, ajo ka vazhduar me postime të tjera si zakonisht ku shihet në gjendje të mirë dhe mes miqsh. Këto ditë ajo ndodhet në Zvicër ku siç duket edhe po punon pasi ka postuar foto nga studio muzikore.

Nuk përjashtohet që kjo foto të lidhet me ndonjë videoklip, pasi shpesh Loredana ndan foto të dyshimta nga videoklipet. Kujtojmë se në verë ajo postoi një foto nga spitali me një fëmijë në krah duke i bërë të gjithë të dyshojnë se është bërë nënë për herë të dytë.

TE TJERA

spot_img