Shpallja “non grata” e Sali Berishës ka tronditur politikën shqiptare.
Qëndrimi i Sekretarit Blinken ishte shumë i fortë, por në atë deklaratë ai e bën të qartë se kjo histori nuk mbyllet me kaq, pasi pas Berishës do e kenë radhën emra të tjerë. Blinken shprehet se Berisha ka ndërhyrë në procese të tjera duke mbrojtur familjarë dhe aleatë të tij.
Në qëndrimin e DASH përmendet retorika e kohëve të fundit e Berishës. “Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies.
Me këtë përcaktim, rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë”, thuhet në qëndrimin e DASH.
Por kush janë emrat e tjerë? Në emisionin “Rrethi Katror”, moderatori Edi Manushi kërkoi nga të ftuarit të jepnin 4 emra që do fundosen nga SHBA. Gazetari Bledi Mane përmendi emrin e ish-ministrave, Ilir Beqaj dhe Petrit Vasili.
“Këtë vit do të shpallet non-grata Ilir Beqaj dhe Petrit Vasili”, tha ai.
Ndërkohë i befasuar Manushi kërkoi dhe emra gazetarësh.