Merret vendimi zyrtar për këngët e Eurovizionit, “trembet” Ronela Hajati: Ok, tani jam e frikësuar

Shorti i ndarjes së performaoncave në gjysmëfinaleve të “Eurovision 2022” u zhvillua në Madama Palace në Torino, së bashku me një ceremoni.

Përzgjedhja e performancave u bë në mënyrë rastësore duke i tërhequr emrat e vendeve konkurrent përmes gjashtë vazove.

Shqipëria që do të përfaqësohet nga Ronela Hajati, e cila fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Sekreti” do të performojë e para në natë e parë gjysmëfinale të “Eurovision”.

Lidhur me këtë njoftim ka reaguar edhe Ronela përmes një postimi në “InstaStory”. “Në rregull, tani kam frikë”, ka shkruar Ronela sipër postimit të renditjes së performancave në Eurovision.

Pesë vendet e njohura si “pesëshja e madhe” ku hyjnë Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar nuk konkurrojnë në netët gjysmëfinale.

Theksojmë që këtë vit Eurovision mbahet në Torino të Italisë më datën 12-14 maj dhe Ronela Hajati do të na përfaqësojë me këngën e saj “Sekret”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...