Kur Arbana do marrë guximin dhe t’u thotë VIP-ave të shtëpisë: Boll se na lodhët

Për të disatën herë mbrëmja e spektaklit të BBV nis me debate të forta që në fillim, me akuza, kundërakuza, me të bërtitura që ndonjëherë të detyrojnë të ndryshosh stacion.

E disata herë që bëjnë debate kot së koti, që zihen si kalamajtë e kopështit “e lagu, s’e lagu” dhe mbi të gjitha nuk dijnë të bëjën debat.

Flet Donaldi, ndërhyn Iliri, nuk merret vesh më c’thotë Donaldi, fillon Iliri, në anën tjetër Donaldi po flet akoma, pastaj ndërhyn Einxhel që po filloi të flasë nuk mbaron më deri sa vjen publiciteti.

Të vjen keq për banorët e rinj si Tani apo Arbëri, apo edhe ata që ka qenë mëparë, që edhe kur i pyet Arbana për ndonjë gjë, nuk e dëgjojmë dot mendimin e tyre se do ndërhyjë Einxhel, Donaldi apo Iliri.

Kjo situatë vazhdon për të disatënherë, janë po këta 3 banorë që cdo natë spektakli kanë të njëjtin avaz. Mësoni ore të flisni dhe të debatoni si njerëz, se jeni medemek dhe VIP-a.

Arbana duhet të marrë guximin dhe t’ua plasë në surrat: boll më ore sa na lodhët, jeni bërë më keq se analistët që zihen për studiot televizive.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...