Kanë filluar të blihen komente pozitive për Donaldin? Paloma hedh akuzën e rëndë

“Big Brother VIP” është formati më i ndjekur i momentit ndërsa loja duket se është bërë tepër e fortë. Dy personat që janë konsideruar si lider janë Iliri dhe Donaldi.

Secili ka numër të madh ndjekësish, por së fundmi është vënë re se te videot për Donaldin në Instagram në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” janë një numër i madh komentuesish me emra të huaj, arabë, pakistanez apo indian.

Kjo i bën ndjekësit të dyshojnë se dikush po ble komente pro Donaldit. Shpesh herë është akuzuar Romeo për hapje adresash fallco apo për pagesë e dreka e darka me VIP-at në mënyrë që të mbështesin publikisht Donaldin.

Paloma ka qenë ajo, e cila në një story ka hedhur kunjë duke siguruar se nuk shitet për një drekë dhe shumica e ndjekësve e nënkuptuan si një mesazh për Romeon.

Meridiani gjithashtu ka pasur përplasje me Romeon dhe e ka akuzuar këtë të fundit si dikush që iu bën qoka vip-ave apo figurave publike për të mbështetur vëllain e tij përgjatë rrugëtimit.

Gjithsesi vlen të përmendim se Donaldi ka shumë mbështetës real, kryesisht të rinj, ndaj dhe kjo hipotezë e blerjes së komenteve pozitive duket e vështirë për ta besuar.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img