“Ju jeni rrëmbyer”/ Gazetarja i kujton momentin e vështirë, Artan Hoxha pranon për herë të parë frikën e tij më të madhe

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer ‘sikletin’ e tij më të madh kur ndërmerrte përsipër operacione të vështira.

Hoxha është pyetur nga gazetarja e Neës 24 për momentet kur është ndjerë në rrezik.

“A ke qenë i frikësuar? Ju jeni konfrontuar fizikisht edhe rrëmbyer”, kështu i është drejtuar gazetarja.

“Të thuash që nuk kam frikë është budallëllik, por t’i duhet ta administrosh frikën. Unë pëlqeja që kameramani të ishte edhe shofer.

Duke pasur parasysh përgjegjësinë që merrja përsipër duhet që grupin e xhirimit ta ktheja shëndosh e mirë.

Sigurisht që një pjesë nuk vinin me dëshirë. E kam pasur primare . Mendoj që ia kemi dalë mbanë. Kemi pasur një eksperiencë të mirë”, është përgjigjur Hoxha.

TE TJERA

spot_img