Fifi i kërkon 3 mijë euro borxh, reagimi i Yll Limanit është …

Videot live në “TikTok” janë kthyer në një trend dhe dërgimi i të ashtuquajturave “dhurata” e bën edhe më interesant.

Së fundmi edhe Fifi është bërë pjesë e një loje në aplikacionin më të përdorur nga të rinjtë me një prej personazheve të njohur të rrjeteve sociale, Arjan Lekaj.

Ky i fundit mori më shumë dhurata se Fifi duke bërë që ajo të humbte dhe rrjedhimisht të merrte një dënim. Si dënim, këngëtarja telefonoi mikun e saj, Yll Limanin duke i kërkuar atij 3000 euro borxh me kushtin që do t’ia kthejë javën tjetër.

Ylli u habit nga kërkesa e këngëtares dhe e pyeti se ku i çon lekët e klikimeve dhe koncerteve. Një pyetje që do e bënte secili prej nesh. Megjithatë, ai e kaloi me shumë sportivitet dhe i tha Fifit se mua t’ia gjejë këtë shumë parash.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img