BETEJA PER PD-në, JA KE NJEH GJYKATA SI KRYETAR PARTIE…

Teksa beteja mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Lulzim Bashës,

shkoi në gjykatë për ndryshimet në statut, kjo e fundit ka dhënë verdiktin e saj. Gjykata e Tiranës përmes një dokumenti zyrtar, njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së.

Ëhtë siguruar vërtetimin e Gjykatës së Tiranës, që mban datën 24 janar 2022.
Gjatë gjithë kësaj kohe Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha është i shkarkuar nga PD, dhe veprimet e deritanishme të tij, kanë qenë nën emër të selisë blu.

Jo vetëm kaq, por Sali Berisha ka deklaruar se në zgjedhjet e pjesshme lokale, kandidatët e tij do të hyjnë nën siglën e PD-së, dhe nën emrin e Partisë Demokratike. Diçka e tille duket se nuk njihet në dokumente, pasi fillimisht KQZ, tani edhe Gjykata, njeh Lulzim Bashën si kreun e PD-së.

Kujtojmë se zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen më 6 mars, në 6 bashki të vendit.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img