Armand Duka i tregon kush ia vendosi tritolin në banesë, shtanget Blendi Fevziu dhe bën pyetjen urgjente: Si?!

Mbrëmjen e djeshme një sasi tritoli u vendos në derën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës në qytetin e Durrësit. Si pasojë e shpërthimi, pati vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.

Në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, Duka tregoi edhe një mesazh kërcënues që kishte marrë përpara disa ditësh në celular.

Ai thotë se nuk e ka denoncuar këtë mesazh kërcënues, ndërsa theksoi se autori që vendosi tritolin në shtëpinë e tij po “bën xhiro me kalë”.

Armand Duka: Nuk e kam denoncuar. Në fakt më luti avokati po s’mu duk e udhës ta denoncoj. Dhe nuk kisha ndonjë shpresë se policia mund të bëjë ndonjë gjë në këto ngjarje dhe nuk besoj se do gjejë ndonjë gjë edhe në këtë që janë mbledhur 30 policë këtu, sepse autori kush e di ku bredh me kalë.

Blendi Fevziu: Si?

Armand Duka: Autori bredh diku me kalë.

Blendi Fevziu: Autori bredh me kalë. Nuk e kam parë kush ka dalë me kalë këto ditë në fotografi.

Armand Duka: Te filmi “Pylli i Lirisë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...