“Unë qaja kot aty brenda”, ish-banorja e BBV habit me deklaratën e fundit

Banorja që la shtëpinë e “Big Brother VIP” gjatë spektaklit të së martës, Xheisara, ka zbuluar gjatë intervistës në “Fan Club” se donte të bënte një tjetër lojë, por zgjodhi të qëndronte e qetë.

Në një moment, këngëtarja u shpreh se u pendua që zbuloi historinë e familjes. Ajo shton se ishte në një moment kur kishte nevojë që të dinte se çfarë bëhej me të afërmit e saj që ndodheshin jashtë.

“Unë qaja dhe kot aty brenda por në disa momente më dukej sikur asnjë nga njerëzit që doja nuk ishte më dhe nuk kisha mundësi t’i thoja se sa shumë i kam dashur dhe sa shumë i dua. Historinë e familjes nuk do të doja ta kisha thënë.

Nëse unë e thashë, ishte një moment kur kisha shumë nevojë të dija se çfarë po bëhej jashtë me të shtëpisë time dhe mendoj se nëse do të kisha vazhduar, atëherë do kisha dalë në Xheisarën që të tjerët kanë njohur jashtë.

Në momentin e parë që kam hyrë, kam qenë me këmbë të para dhe super energjia ime që do bëja çfarë të doja dhe do të tregoja atë pjesën që jam grifshë. Nuk e bëra unë atë gjënë. Kam menduar të njëjtën Xheisarë që jam jashtë, jam e qeshur, duroj shumë ama nëse e kalon cakun, shpërfytyrohem dhe nxjerr thonjtë.

Nëse do kisha bërë grifshën gjatë gjithë kohës, njerëzit mbase nuk do ma kishin kuptuar dhe vendosa që mes grifshës dhe Xheisarës së edukuar të bëja këtë gjë sepse unë ndihesha më rehat. Kur hyra brenda kisha shumë energji dhe më thanë “do shikosh në vazhdim se çfarë do të ndodhë.” Sado energjik të jesh, duhet kohë përshtatje”, tha Xheisara.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img