“Të kam falur”! Bora Zemani takohet me Beatrix Ramosajn? Ja video që po i ‘çmend’ të gjithë (video)

Një video ku një vajzë bionde përqafohet me moderatoren Bora Zemani po bën namin në rrjet duke marrë vëmendjen e të gjithëve. Në video shkruahet:

“Bora takohet me Beatrix dhe i thotë të kam falur”. Të shumtë kanë qenë reagimet, ku disa komentues pretendojnë se është Beatrix dhe të tjerë shprehet se është Olsa Muhameti.

Sigurisht që kjo nuk është e vërtetë, por është thjesht një video e krijuar nga fansat, apo nga disa që duan të përfitojnë nga situata për të marrë shikime në videot e tyre.

Beatrix nuk është fort mirë piskologjikisht pas daljes të premten nga BBV dhe Bora Zemani do ishte personi i fundit që ajo do donte të takonte tani.

Ndërkohë moderatorja Dojna Mema njoftoi dje se ish-konkurrentja Beatrix Ramosaj nuk mundi të ishte e pranishme në emisionin ‘Fan Club’ pasi është tepër e rënduar psikologjikisht.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e Beatrix pas daljes nga BBV, ndoshta në spektaklin e nesërm do jetë e ftuar në studio dhe do jetë në gjendje të flasë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img