Nga Marina Vjollca tek Olta Gixhari, si dukeshin vajzat e njohura kur konkurronin për velina në “Fiks Fare”

Mbrëmjen e kaluar ka startuar emisioni më i ri i “Top Channel” i quajtur “Ëndërrtjerrësit”.

Të ftuarit e parë ishin Enkel Demi, Alban Dudushi, Monika Stafa, Sonila Meço, Mento Kikia, Genta Popa të cilët kanë treguar kujtime e të pathëna, ndërsa janë bërë publike pamje të patransmetuara kurrë më parë.

Ndër të tjera, u transmetuan pjesë nga “Shtojzovallet”, që ishte emisioni veror në “Top Channel” që zgjati 2 sezone. Ai udhëtoi në të gjithë Shqipërinë për të përzgjedhur velinat e “Fiks Fare”.

Midis konkurrenteve, kishte vajza, atëherë të panjohura për publikun, por sot të famshme të ekranit.

Mes tyre, Olta Gixhari, një aktore tepër e njohur sot, Marina Vjollca, moderatore dhe Xhensila Pere e Fjorentina Halili, të cilat u bënë të njohura vite më vonë nga pjesëmarrja në “Big Brother”.

Ato duken shumë ndryshe në pamje, pasi kanë kaluar shumë vite. Dikur të qenurit velinë ishte në një farë forme “prestigj”, dhe për shumë prej vajzave, ka qenë një “trampolinë” në karrierën e tyre në media.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img