Monika me deklaratën e rëndë për produksionin dhe Ilirin: “Ai nuk del, ta them kur të jemi jashtë pse”

Dihet që marrëdhëniet mes Ilirit dhe Monikës nuk janë shumë të mira.

Iliri nuk e fsheh që e do jashtë Monikën, nuk e toleron dot. Po kjo nuk është një arsye e fortë që Monika të dalë sepse normalisht në atë shtëpi duhet të dalë kush votohet nga publiku dhe jo kush ka qejf Iliri.

Sot, duke gatuar një byrek në kuzhinë, pasi pati përplasje me Ilirin i cili i flaku në plehra spinaqin dhe ia nxori sërish nga prehrat duke ia çuar në kuzhinë, Monika bisedon me Enxhelin për nominimin ku këtë javë ajo është përballë Arbrit.

Arbri është “i mbrojturi” i Ilirit por edhe në qoftë se nuk do ishte Arbri, do ishte kushdo tjetër që mund të ishte në nominim me Monikën pasi Iliri nuk e duron dot më.

“Më fal, po të thuash hedhim Enxhelin në nominim, të dalë Enxheli me mua (duke iu referuar Ilirit) më fal…eliminimi nga shtëpia është ekzekutim” tjotë Monika duke bërë paralelizëm mbi atë që Iliri kërkoi para disa ditësh, dmth të nxirrnin në nominim Monikën me veten e tij sepse e do jashtë shtëpisë.

“Mund të dalë ai”, ia kthen Enxhel. “Ai nuk del zemra ime”, thotë Monika me shumë bindje, “ta garantoj që nuk del sepse e kam këtë bindje që në fillim…”KUR TË DALIM TA THEM UNË PSE”, përfundon Monika.

Në fakt Monika që në spektaklet e para iludonte se në qoftë se dilte, do dilte sepse produksioni ashtu e kishte organizuar lojën. Derisa Arbana i kërkoi një sqarim dhe “ujrat” u qetësuan. Monika u qetësua dhe loja vazhdoi deri më sot. Po cfarë di Monika për produksionin?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...