“Kur kam qenë 23 vjeç kam patur një të dashur 47 vjeçe”, del lista e sekreteve të banorëve të BBV

Ditën e sotme banorëve të “Big Brother VIP” u është kërkuar të shkojnë në dhomën e rrëfimit dhe të tregojnë një sekret që të tjerët nuk e dinë.

Më pas atyre u janë zbuluar të gjitha sekretet dhe u është dhënë kohë 24 orë që të zbulojnë se cili sekret i përket kujt.

Ata do të flasin me njëri tjetrin,të bëjnë pyetje për dyshimet që kanë,duke provokuar,ngacmuar,duke mbledhur sa më shumë informacion.

Lista e sekreteve përmban:
– Kam patur një pircing në një vend sekret dhe kanë patur fatin ta shohin vetëm disa njerëz,

– Kur kam qenë 21 vjeç i kam qethur flokët zero dhe i kam dhuruar për një kauzë

– Një ditë kam parë në ëndër gjyshin i cili nuk jeton më dhe më tha se duhet të ndihmoj fëmijët në nevojë dhe të bëhem misionare

– Kur kam qenë 23 vjeç kam patur një të dashur e cila ishte 47 vjeçe, – Kam ndjekur kurset e dancit sportiv sepse më pëlqente një vajzë dhe doja të lidhesha me të

– Në një periudhë shumë të vështirë nga ana ekonomike për familjen time kam shkuar kam pastruar shtëpi bashkë me mamin

– Kur kam qenë në Dubai për ditëlindjen e një miku kam hipur në deve por nga frika kam rënë dhe kam thyer këmbën

– Në pasaportë emri im është ndryshe, – Kur kam qenë në një situatë të vështirë më ka ndihmuar shumë një grua por pas një farë kohe u dashurua me mua

TE TJERA

spot_img