HISTORIA E 65 VJEÇARIT NË SHKODËR QË KA PRODHUAR 500 LAHUTA

Nga Nereida Vitoja

Ky është Pretash Nilaj, lahutari 65 vjeçar nga Kelmendi I cili që fëmijë merret me prodhimin e lahutës dhe çiftelisë.

Çdo instrument folkorik në punishten e tij është I punuar me dorë dhe në mënyrën me artizanale, pasi 65 vjeçari e ka ruajtur me fanatizëm procesin e punës që ka mësuar nga gjyshi dhe babai I tij.

Deri më tani, lahutari ka prodhuar më shumë se 500 lahuta dhe çifteli, të cilat I ka shitur pranë dyqaneve souvenir në të gjithë vendin, apo I ka punuar me porosi për emigrantët.
Nga të gjitha lahutat, Pretash Nilaj veçon njërën, me të cilën ka performuar në shumë aktivitete brenda dhe jashtë vendit. Një prej këngëve ai e performon për ne.

Për lahutarin Pretash Nilaj, është fatkeqësi që zakonet dhe kultura kombëtare nuk po trashëgohen tek brezi I ri. Ai ka qëllim të hapë një shkollë për mësimin e instrumentin e lahutës, por nuk ka gjetur mbështetje nga bashkia Shkodër.

Pretash Nilaj, me lahutën e tij ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë aktivitete ndërkombëtare duke filluar nga vendet e rajonit e deri në Amerikën e largët në vitet ’90. Akoma sot, pavarësisht moshës, lahutarin e gjen në punishten e tij, duke përjetësuar pasionin e tij në punimin e instrumenteve folklorike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...