‘Do të lahen shumë gjynahe’, Meri Shehu bën parashikimin e të gjitha shenjave për këtë javë

Astrologia Meri Shehu ka dhënë parashikimin e kësaj jave duke dhënë yjet për secilën shenjë për këtë javë.

Meri Shehu: Kjo është një javë shumë e rëndësishme sepse lahen shumë gjynahe. Se si do të përkthehet në parashikimin për secilat shenja po ju njohim tani.

Dashi

Është një periudhë paksa e vështirë prandaj i kemi dhënë vetëm 1 yll, do të jenë konfliktualë për punën dhe karrierën. Do të jenë të fortë, por të paktën për dy muaj do të marrin një yll.

Demi

Marrin 3 yje se po u hapen rrugë të reja, po ju hapen drejtime të reja dhe atje ku nuk e prisnin. Pra, pengesat sikur hapen dhe u japin mundësi demve të hapin rrugë të reja.

Binajkët

I kanë me hatër dy yje sepse u dalin disa shpenzime të papritura, pasi do shpenzojnë më shumë se ata kanë, ky shpenzim i tepërt u jep këtë pozicionim. Kujdes shëndetin dhe punën.

Gaforrja

‘Burrë e grua, mish e thua’ nuk do të funksionojë në këtë periudhë. Luftë burrë e grua, por sot hapet perdja për debatet e para, sidomos në ato çifte që si duket i kanë pasur të fshehura.

Luanët

Do të kenë një surprizë ekonomike. Kjo javë e tyre vlerësohet me një yll. Një ndryshim pune vjen i papritur, i gjen të papërgatitur dhe ecin në një fushë të minuar që nuk dihet kur do të plasë.

Virgjëresha

Tre yje sepse në fushën erotike do të sulmojnë më shumë, do të jenë më dinamikë, po ashtu edhe në projektet profesionale, papritur do të nxjerrin flamurin e luftës apo të fitores.

Peshorja

Kanë pesë yje, një super javë sepse do të bëhen shumë dominantë, do të japin dhe të ndihmojnë pjestarët e familjes. Aksidentet e vogla në shtëpi do të jenë mjaft delikate këtë javë.

Akrepi

Kanë 3 yje sepse Marsi në Bricjap i fut në veprim dhe janë njerëz mjaft të konkurrueshëm. Do të jenë njerëz të veprimit. Thënia ‘bëje mirë, bëjë vetë’ motoja e akrepëve.

Shigjetarët

Kanë 4 yje, do të jenë një ndër shenjat më të rëndësishme në çështjet ekonomike, megjithëse do të ketë shpenzime të tepërta, do të jenë aktivë këtë javë.

Bricjapët

Një yll sepse jeta e tyre është pak e paqartë. Është momenti që personat e këtyre shenjave t’i marrin problemet në dorë dhe t’u japin zgjidhjen e duhur.

Ujorët

Tre yje. Jemi në kohën e ditëlindjeve të tyre por ato do te kenë një prapaskenë në lidhje me punën që mund t’i kushtojë një vend pune dhe pak nerva që do t’i stresojnë në këtë periudhë.

Peshqit

3 yje sepse me ndikimin e planetëve, atje ku kishin humbur drejtimin për projektet e tyre, fati do t’u sjellë njerëz të mençur. Më shumë ndihma vijnë nga njerëzit e afërt sepse ato vetë janë të paqartë në lidhje me problemet e tyre. Kjo ndihmë do t’i favorizojë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img