Cako thotë se ka një teori konspirative edhe për Big Brother VIP

Alfred Cako “godet” përsëri me teoritë e tij fantastiko shkencore. Kësaj radhe e ka drejtuar “tytën” te Big Brother VIP. Edhe ky na doli një emision pas të cilit fshihet diçka më e madhe, sipas Cakos.

Konspiracionisti ka bërë një deklaratë të fortë. Ai shprehet se Big Brother që një nga emisionet më të para në Shqipëri është pjesë e Iluminatit, pra dora e padukshme që manipulon emisionin, është dora e illuminati.

Sipas Cakos, shpjegimin e teorisë së tij e vërteton syri që shfaqet në çdo moment.
“Syri i Big Brother është mesazh. Syri gjithëpamës i Iluminatit. Gjithmonë do jesh nën tension. Nuk ke më intimitet. Edhe nëqoftëse ke familje dhe aty ata e dinë se çfarë bën.

Kur e takon një të dashur, ku shkon me të edhe çfarë thua me të ata e dinë sepse je i survejuar. Nëse shan qeverinë, apo sistemin politik edhe ti nëse flet fjalë të mira. Duken si të pabesueshme por janë të vërteta” tha Cako për emisionin Okult.

Duhet thënë që nuk është faji i Cakos që ka mendime të ndryshme në kokë, ai është i lezeçëm po ta shohësh dhe dëgjosh kur flet. Faji është i mikrofonave që u vendosen “on” nga ana e gazetarëve, kujtdo që ka një gojë për të folur.

Big Brother është një format televiziv i importuar dhe ka rreth 20 vjet që transmetohet. Formati lindi në Hollandë në vitin 1999 dhe brenda pak kohësh u kthye në një fenomen social. Kjo bëri që shumë televizione në shtete të ndryshme të botës, ta blinin dhe ta transmetonin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...