PD në zi! Ndëron jetë një ndër demokratët më aktivë, Preç Zogaj jep lajmin e hidhur

Një lajm i trishtë ka ardhur për Partinë Demokratike. Anëtari i saj tepër aktiv në Francë, Nuhi Zyberaj është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e bën me dije shkrimtari e publicisti Preç Zogaj, i cili shkruan se Nuhiu ishte djali i madh i Dalip Zyberajt, emigrant politik nga Kukësi që ishte arratisur nga Shqipëria dhe u vendos në Paris në vitet e para të instalimit të regjimit komunist në Shqipëri.

“Familja e Zyberajve në Paris ishte e para që priti një delegacion të PDSH-së në shkurt të vitit 1991. Shtëpia e tyre u bë në vijim një “ambasadë” e PD-së që priti e përcolli drejtuesit kryesorë të kësaj partie.

Nushi ishte një prej emigrantëve më aktivë që ndihmoi me përkushtim të madh, pa u kursyer, për vendosjen e kontakteve të PD me institucionet, partitë dhe liderit politikë europianë në Bruksel dhe Paris

Si shumë prej njerëzve idealistë, “ushtarë të Salaminës”, që vënë shpirtin pa rënë në sy, Nushi as e kërkoj e as e mori mbrapsht mirënjohjen për atë që dha për demokracinë në Shqipëri. Ajo që munda unë të bëj për të, familjen, miqtë, kolegët e tij të emigracionit politik antikomunist në Francë dhe Belgjikë, ishte ta tregoja historinë e tyre në një kapitull të veçantë në librin Fillimet”, shprehet Preç Zogaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...