Media në zi! Ndahet nga jeta gazetari i mirnjohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Një lajm i hidhur ka ardhur për median shqiptare. Ka ndërruar jetë në moshë 65-vjeçare gazetari i njohur krutan Murat Aruçi.

Bëhet me dije se Aruçi ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Për gazetarin krutan sporti ishte një pasion që e ndoqi deri në çastet e fundit. Por jo vetëm.

Mësohet se Murati fliste rrjedhshëm italishten dhe anglishten dhe prej 5 vitesh kishte marrë certifikatën si guidë turistike, duke shpalosur në këtë mënyrë talentin e tij të spikatur për t’iu prezantuar me pasion e dashuri kulturën dhe traditat e rralla shqiptare të huajve.

Si gazetar korrekt dhe i apasionuar bashkëpunoi me shumë media ndërkombëtare, mes të cilave dhe RAI.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img