Këngëtari Sabri Fejzullahu ka ndaluar gruan e tij të bëhej këngëtare, nga xhelozia: i kërkon falje publike

Sabri Fejzullahu ka dhënë së fundmi një intervistë emocionuese, ku ka rrëfyer detaje nga jeta personale dhe profesionale. Mes të tjerash, këngëtari i mirënjohur u ndal dhe te bashkëshortja e tij, Nera.

I pyetur nga gazetari se për çfarë do t’i kërkonte ndjesë gruas së tij, ai përmendi pishmanin më të madh që ka. Ndoshta prisnit ndonjë gjë të kohëve të fundit ose për ndonjë merak lidhur me familjen, por jo. Nuk është kështu.

Gruaja e tij, Nera, dikur ka pasur dëshirë të merrej me muzikë, ëndërr e cila ka mbetur në sirtar dhe kjo për faj të Sabriut. Arsyeja? Tipike shqiptare: ai ka qenë një burrë shumë xheloz.

“I kërkoj falje që i kam ndaluar këngën. Kur ka qenë në moshën 24-vjeçare, me atë bukuri me atë zë brilant, nga xhelozia ia ndërpreva. Nuk ia bëj vetes kurrë hallall, jam bërë shumë pishman”, ka thënë Sabriu.

Këngëtari i madh nga Kosova e ka kuptuar gabimin e tij, të paktën. Ka shumë meshkuj shqiptarë, të cilët nuk heqin dorë kurrë nga një mendim që kanë pasur që para 2 apo 3 dekadash.

Ai i ka kërkuar falje bashkëshortes edhe më parë, por kësaj here e ka bërë publike ndjesën e tij. Nëse dëshiron t’ia kompensojë sadopak, zgjidhja është e thjeshtë: gruaja le të provojë të këndojë një prej këngëve të tij. Të paktën, kështu kuptojmë sa talent ka pasur gruaja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...