“I ka hallall 35 dollarët”, Olta Gixhari shumë e lumtur që ndoqi këshillën e Luana Vjollcës (foto)

Aktualisht Luana Vjollca është arratisur për në ishullin Mauritius në Afrikën Lindore nga ku ka ndarë foto e video të ndryshme me ndjekësit në Instagram.

Po ashtu një mesazh mjaft të vlefshëm, në një video ku shfaqej me rroba që ia kishim parë më herët. “Është më shumë se ok të veshësh të njëjtat gjëra disa herë, për sa kohë që e kryejnë funksionin pse të harxhosh lekë”, tha moderatorja.

E duket se këshillën e saj e ndoqi menjëherë një tjetër bukuroshe e showbizzit shqiptar, aktorja e njohur, Olta Gixhari.

Aktorja, që po shijon pushimet në Kubë, postoi një foto në story ku i falenderoheshe Luanës për mesazhin duke i treguar se e ka dëgjuar dhe është “lehtësuar” duke shkruar:

“Këtë fustanin e bleva 35$ për te bere këtë foton, por që kur Luana Vjollca tha “është më shumë se ok të veshësh disa herë të njejtën veshje” realisht jam më e lehtësuar! I ka hallal “$”????.”, shkruan Olta.

Dhe në fakt, është për tu vlerësuar që vajzat e famshme, pa fare komplekse, japin mesazhe të tilla, që mund t’i shërbejnë kujtdo

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img