Esat Zama, saraçi i fundit në Shkodër

Nga Simon Shkreli

Shpesh herë hasim persona që e trashëgojnë brez pas brezi profesionin e familjes si një traditë. Por janë raste të rralla ato, që përveç traditës ruajnë me fanatizëm edhe mjetet, veglat e punës. Esat Zama është saraçi i fundit i Shkodrës, i cili në lagjen Dërgut të Shkodrës ka dyqanin e tij dhe punishten ku çdo punë e bënë me dorë, dhe me mjete artizanale…

Teksa punon me një makinë qepëse shumë të vjetër, Esati na tregon se sa i rëndësishëm për të është ky profesion. Mjetet e punës janë të vjetra edhe një shekull, ndoshta edhe më shumë….

“Kjo mund të ketë mbi 80 vjet. Ka punuar gjyshi, baba dhe vazhdoj unë me këtë lloj makine. Është trajtuar shumë mirë. Ka 50 vjet që punoj, e kam përfituar nga baba. Unë si fëmijë, arrita të përfitoj shumë dhe të mësoj,” thotë ai.

Me profesion ai është inxhinier i industrisë së drurit, por asnjëherë nuk ka heq dorë nga profesion I familjes, të cilin e ka trashëguar nga babi. Në repartin e tij duket se jeton në një epokë tjetër, ku puna e gjitha bëhet me dorë. Duke filluar nga të gjithë aksesorët për hipizmin, apo edhe për bujqësinë, të cilat sot thuajse janë të harruara, ashtu siç shumë profesione janë drejtë zhdukjes. Esati shprehet se trashëgimi është shumë e rëndësishme dhe se ne duhet ta ruajmë jo vetëm traditën por edhe ta kultivojmë…

“Unë isha i interesuar për shkollimin e fëmijëve, në mjekësi dhe e njohim këtë punë”, tregon ai.

Dashuri dhe pasioni për të ruajtur dhe kultivuar profesionin e saraçit shihet qartë edhe në mjetet e punës siç është ky çekan, I cili nga koha ka fituar deforimet e veta. Tre breza që e përdorin, gjyshi, baba dhe sot Esati…

Familja Zama e ka patur traditë prej vitesh punën si saraç. Esati ka vazhduar të punojë shalë lëkure dhe pajisje të tjera sipas porosive që ai merr duke përdorur të njëjtën teknikë që është punuar më herët. Shalat, pajisjet e gjuetisë, rripat, etj. paraqesin interes të madh për të huajt. Punishtja e Esatit ndodhet në një nga lagjet e vjetra të qytetit të Shkodrës, dhe është unike në Shkodër. Për fat të keq, edhe e fundit.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img