“Do ju vijë në shtëpi”/U paralajmërua nga Rama, ja me çfarë u përballën sot qytetarët para dyerve të tyre

Qytetarët shqiptarë kanë gjetur sot në dyert e banesave të tyre formularin e ‘Këshillimit Kombëtar’.

Qytetarët sapo kanë hapur dyert e banesave, kanë gjetur një zarf të bardhë poshtë derës. Zarfët lihen para dyerve të apartamenteve dhe pasi të plotësohen mund të dërgohen me postë sërish pa asnjë tarifë postare.

‘Do filloni të merrni në shtëpitë tuaja letrat për këshillimin kombëtar.’- është shprehur në një komunikim Rama.

Kjo është një ide e sjellë nga kryeministri Edi Rama i cili prej ditësh ka vazhduar të postojë në rrjetin e tij social, pyetje që i përmban formulari i “Këshillimit Kombëtar”. Ditën e sotme Rama postoi pyetjen e gjashtë që lidhej me dilemën nëse duhet të legalizohej “kanabis” për qëllime mjekësore apo jo.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img