Beniada mëson gocat si të pozojnë: “Zemra, dhjamin si ke ktu e mçef me dorën, mos merr frymë”

Mes njëmijë e një uff-buff të panumërta të banorëve duke nisur nga Iliri, Donaldi, Enxhel, ka edhe banorë që dinë dhe duan të argëtohen akoma.

Nuk duhet të jetë aspak e lehtë pas tre muajsh mbyllur, pa kontakte me jashtë, pa telefon dhe pa njerëzit e dashur afër. Është e kuptueshme që gjendja psikologjike të jetë e rënduar, vihet re në portretet e tyre.

Donaldi shpesh i irrituar, tani duket i dorëzuar. Iliri që ka filluar flet vetëm me ironi për banorët. Sot tha që janë “ufo” të gjithë. Kur Ariola i tha, “më fal çfarë po thua”, ai e ndërroi menjëherë bisedën duke thënë “ufo në kuptimin që kanë karaktere të ndryshme, të rralla”. Dukej qartë që ishte një tallje.

Enxhel nga ana tjetër, sot është kapur duke qarë përsëri. Nuk dihet nëse qan për Dagzin apo sepse gjendja e saj emocionale është pak e rënduar nga mbyllja në shtëpi.

E vetmja që duket sikur i kanë ngelur më shumë energji dhe pozitivitet, duket sikur është Beniada që sot ka mbledhur Arjolën dhe Enxhel në dhomën e grimit dhe i ka mësuar si të pozojnë në foto. Si të thithin barkun dhe si të fshehin dhjamin e tepërt.

Vajzat u zbaviten duke bërë prova, duke thithur barkun dhe duke vënë të dyja duart në bel për të fshehur dhjamin. Si përfundim rezultati ishte i kënaqshëm sepse Beniada aprovoi pozat e Arjolës duke thënë se ka pozuar si modele e vërtetë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img