Alban Dudushi rikthehet në “Top Channel”? Elona Duro i zbulon “sekretin”

Prej disa kohësh tanimë, Alban Dudushin e kemi parë në “Vizion Plus”, me emisionin “Spotlight”.

Megjithatë, duket se ai do të rikthehet në “shtëpinë e tij të vjetër”, mediatike, në “Top Channel”.

Këtë na e ka zbuluar Elona Duro, përmes një videoje në Instagram. Gazetarja ka ndarë një moment krah Albanit në ambientet e grimit të televizionit, krah së cilit duket edhe Bieta.
“Kush është këtu? Alban Dudushi”, ka thënë Elona duke qeshur.

Dyshja ka bashkëpunuar më herët në “Top Show Magazine”, por rikthimi i Albanit në “Top Channel” ka një tjetër arsye: “Ëndërrtjerrësit”.

Ky është emri i programit më të ri në këtë televizion, me producent Ed Manushin dhe moderatore Ori Nebiaj. Kujtime të pathëna, pamje të patransmetuara kurrë më parë dhe një ribashkim i atyre që kanë qenë pjesë e themelimit të “Top Channel” do të jenë në qendër të tij.

“Ëndërrjterrësit”, që lindi si ide nga Lori Hoxha dhe është kuruar nga Ledion Liço, do të transmetohet çdo të diel në orën 21:00.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...