Porosia që Donaldi i tha Trixës: Nëse ke ndonjë shqetësim, telefono…(Video)

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka lënë sonte shtëpinë e Big Brother Vip. Gjatë kësaj jave, Beatrix ishte në nominim me të dashurin e saj aktorin Donald Veshaj si dhe me prezantuesen Einxhel Shkira.

 

Ajo u përcoll mes lotësh nga banorët dhe partneri i saj Donald Veshaj, me të cilin e kishte shumë të vështirë të ndahej. Donaldi teksa e përqafonte Beatrix i përlotur i tha se nëse do kishte ndonjë shqetësim të telefononte Romeon.

 

“Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë”, i tha Donaldi Trixës teksa po e përcillte tek dera.

 

Emocionet duket se kapën dhe Arbanën e cila u pa e përlotur nga dalja e Beatrix. Ndërsa ish-banorët në studio treguan arsyen sipas tyre se pse doli Beatrix.

 

Kledi: Mendoj që Einxhel ka dhënë më shumë se Beatrix. Loja do jetë më ‘fair’ se nuk ka çifte.

 

Sabiani: Kanë votuar që Donaldi të vazhdojë lojën i vetem.

 

Paloma: Tani fillon BB i vërtetë. Ishte me dy lojtar të fortë.

 

Dagz: Unë që Triksa u largua për të njëjtë arsye si unë. Nuk ka qenë e interesuar për lojën. Tani është koha të shohim lojë.

 

Beatrix e përjetoi keq nominimin. Ajo madje u ndje keq emocionalisht dhe nga fjalët e Arbrit, i cili i tha se sfida e vërtetë fillon jashtë. Kjo u konsiderua si informacion.Arbri tha se nuk e ka pasur për jashtë, por me çfarë ka parë brenda, sepse Einxhel dhe Donaldi i duken më debatues e më të përfshirë.Kështu, “Vëllai i Madh”, dënoi Arbrin, duke i hequr imunitetin që fitoi nga Kutia e Pandorës dhe duke i hequr të drejtën për të nominuar sonte.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...